Home Aktualitet Protesta nga ...

Protesta nga serbët, përgjigjen shqiptarët në Mitrovicë të Veriut: Nuk largohemi!

1006
0

Situata në veri të Kosovës nuk është e qetë. Ka tensione të rrezikshme.

Shqiptarët u janë kundërpërgjigjur protestës së Listës Serbe që ka nisur në orën 12:00 të ditës së sotme pasi kryetarët e komunave me shumicë serbe dhanë dorëheqjen nga postet e tyre.

Në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, një numër i lartë shqiptarësh kanë dalë me flamuj kuqezi në duar.

Kjo si shenjë për të treguar se nuk kishin ndërmend të largoheshin prej vendlindjes së tyre pavarësisht tensioneve të ngritura me Serbinë për shkak të marrëveshjes së targave.

“Zëri i Amerikës: Serbët protestojnë në veriun e Kosovës

“Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen protesta të organizuara nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik serb, një ditë pas vendimit të kësaj liste për t’u tërhequr nga institucionet e vendit.

Protesta është e drejtuar kundër veprimeve të autoriteteve të Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veriun e Kosovës akuzuan qeverinë e Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit, ndërsa qeveria qendrore në Prishtinë thotë se çështja e targave është e përcaktuar qartë në Bruksel.

Të dielën, kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, katër komuna këto në veriun e Kosovës, dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunalë nga radhët e Listës Serbe.

Përfaqësuesit politikë të serbëve thanë se nuk do të kthehen në institucione për sa kohë që autoritetet në Prishtinë nuk tërhiqen nga vendimi siç e quajtën të njëanshëm për targat dhe derisa të formohet Asociacioni i komunave serbe në përputhje me marrëveshjen e parë të arritur në Bruksel.

Vendimi i serbëve nxiti reagime të shumta të zyrtarëve ndërkombëtarë që bënë thirrje për ruajten e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në veriun e Kosovës.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit