Home KRYESORE Protestuesit ...

Protestuesit u liruan, deputetja Albana Vokshi: Dëshmoi që protesta ishte paqësore

778
0

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të liruar 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit në selinë blu, deputetja e PD-së Albana Vokshi, u shpreh se vendimi tregon se protesta ishte paqësore nga ana e tyre.

‘Edhe seanca e sotme për masat e sigurisë së protestuesve dëshmoi që protesta e 8 janarit ishte paqësore deri në fund. Të 18 demokratët nuk u implikuan në akte të dhunshme, nuk pati asnjë pamje filmike. 18 demokratët e arrestuar kanë protestuar në mënyrë paqësore.

Pa pasur asnjë fakt, arrestimi ishte i paligjshëm. Arrestimet janë bërë me lista të përgatitura dhe të shpërndara për të çuar deri në fund skenarin e Bashës. Ajo çka u vërtetua ishte se organet ligjzbatuese nuk reaguan në kohën e duhur pavarësisht se me 6 janar u raportua tek Policia se kishte persona me të shkuar kriminale në zyrat e Bashës. U sulmuam nga zyra e katit të dytë me sende të forta”.sqaroi deputetja Vokshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit