Home Aktualitet ”Provat...

”Provat e dh*nës janë në trup”, Elia Zaharia: Me vajzën jetojmë në shtëpinë që Princ Leka braktisi, pasuria…

3213
0

Pas reagimit të parë në Instagram, Elia Zaharia e cila është kryefjalë e medias këto ditë, ka reaguar edhe TCH, kjo për situatat e dhunës dhe tensionet me Princ Lekën. Ajo thotë se me unë vajzën jetojnë në shtëpinë familjare të cilën Princ Leka e braktisi, dhe kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet.

“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe mu gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij, prokuroria dhe gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që u hodh në fyt në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.

As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk me kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizane, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”, deklaroi Elia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit