Home Aktualitet PS krah Xhaçk...

PS krah Xhaçkës, PD drejt ankimit në Kushtetuese

46
0

PS-ja  i cilëson të pabazuara në prova pretendimet e PD-së, e cila kërkon ndërprerjen e mandatit parlamentar të ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Kurse demokratët në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, thanë se pavarësisht votave kundër të socialistëve, do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Demokratët e Enkelejd Alibeajt kishin një qasje tjetër, ku gjatë prezantimit të raportit insituan se bashkëshorti i Ministres së Jashtme ka përfituar nga pasuritë publike, e për rrjedhojë, edhe ajo vetë, sipas parashikimeve të Kodit të Familjes. Nëse kjo do të vërtetohej, do të vinte në pikëpyetje legjitimitetin e mandatit të saj.

Të njëjtën kërkesë për ndërprerjen e mandatit të Xhaçkës kishte depozituar në Kuvend edhe grupimi i Berishës. Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i trajtoi ato si të unifikuara, ashtu siç pritet të jetë edhe vota e dy grupimeve në seancë plenare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit