Home Aktualitet PS pengon PD?...

PS pengon PD? Bushka: Kanë të drejtë të kërkojnë Komisione Hetimore, por brenda kufijve kushtetues

34
0

PD-ja akuzon PS se po bllokon që të ngrihen Komisione Hetimore për keqqeverisjen, por deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka thotë se kërkesat duhet të jenë brenda kufijve kushtetues, të respektojnë disa parime të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, dhe duhet të jenë sipas disa kritereve.

“Në lidhje me faktin e kontrollit parlamentar, që është shumë i rëndësishëm. Nëse ju mendoni se kontrolli parlamentar bëhet vetëm me komisione hetimore, kjo nuk është e saktë. Në të gjitha komisionet e Kuvendit, sipas fushës së përgjegjësisë së vet, të gjithë bëjnë kontrollin parlamentar, të nismave të qeverisë, të mënyrave sesi zbatohen ato nisma, të institucioneve të pavarura, kemi kontrollin post legjislativ, kemi monitorimin direkt nëpër institucione, me pyetje drejtuar institucioneve, me analizë të raportit vjetor përkatës të këtij institucioni.

Ne marrim raporte vjetore të institucioneve, për ata që e kanë detyrë në ligj, i dërgojnë vetë brenda një afati. Ne kemi të drejtë t’i kërkojmë ato raporte. Nga raportet dalin problematika, të cilat kuptohet edhe nga janë shkaqet, vijnë shkaqet nga mos zbatimi i duhur, vijnë shkaqe nga mungesa në legjislacion, të gjitha këto mund të plotësohen edhe me pyetje shtesë, me dëgjesa në komision.

Opozita, jo vetëm në Shqipëri, që ne e kemi të parashikuar në kushtetutë dhe ligj, të gjithë gamën e mekanizmave parlamentarë të kontrollit parlamentar, nuk ka vetëm komisionet hetimore. Sa i takon komisioneve hetimore, ne kemi pranuar disa komisione hetimore. Politikisht, kjo mazhorancë i ka pranuar një të drejtë opozitës, për të ngritur komisione hetimore në të ardhmen.

E drejta e opozitës për të kërkuar një komision hetimor, është një e drejtë kushtetuese, por nuk është e pakufizuar. Duhet të jetë brenda kufijve kushtetues, duhet të jetë për një çështje e caktuar, duhet të respektojë disa parime të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, dhe duhet të jetë sipas disa kritereve”, theksoi Bushka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit