Home Aktualitet Pse Cameron i...

Pse Cameron iku rrufeshëm nga Tirana, aq sa nuk u takua me Presidentin?

987
0

Sekretari për Çështjet e Jashtme, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron, parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Diçka nuk shkoi sipas planit. Menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministri britanik u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm që pritet të ndodhë në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për një spekulim gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit