Home Aktualitet Pse hesht sht...

Pse hesht shteti për riparimin e kullës 300 vjeçare te Çun Mulës në Malësi të Madhe?

267
0

Nga Musa Kurtulaj-

KETHIMI NE KULLEN E ÇUN MULES SE HOTIT !
Sot me 18 gusht 2022, ne Kullen e Bajraktarit te Hotit, Malesi e Madhe, ose siç quhet ndryshe Kulla e Çun Mules, u zhvillua takimi per nisjen e dhurimeve financiare qe kane per qellim restaurimin e kesaj kulle dhe kthimin e saj ne muzeum per Malesine e Madhe ! Takimi eshte organizuar me inisiativen e trashegimtareve te Çun Mules kendej dhe pertej kufirit, te mbeshtetur nga atdhedashes te Malesise se Madh pa kufi, te Shkodres, Krahines se Plave – Gucise dhe diaspores ne SHBA. Qellimi final i kesaj nisem eshte qe te sigurohet shuma e nevojshme e fondeve nga dhurimet qe deshirojne te bejne shqiptaret kudo neper bote, per restaurimin e Kulles se Bajraktarit te Hotit ku Malesia e Madhe te kete muzeumin e saj ! Kjo kulle eshte rreth 300 vjeçare, e djegur 3 here nga osmanet dhe ushtrite serbo – malazeze, por i qendroi historise si istikam ne Hotin e lavdishem me Çun Mulen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, qe iu priu Malesise se Madhe ne Kuvende e luftra per te mbrojtur trojet e te pareve ! Kjo kulle eshte HISTORI LAVDIPLOTE, ndaj kerkohet te restaurohet e fuqizohet per t’ua lene brezave te Malesise se Madhe e jo vetem atyre si deshmi qendrese, frymezimi dhe rrezatimi atdhedashurie ne harmoni e paqe me njeri tjetrin, dhe ne respekt per mikun kur sillet si mik !

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit