Home Aktualitet Pse refuzoni ...

Pse refuzoni Komisionet Hetimore? Spiropali: PS nuk bëhet ombrellë e askujt

58
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në një intervistë për ”Euronews Albania”, se nuk mund të pranojnë ngritjen e komisioneve të kërkuara nga opozita, pasi sipas saj ato shkelin kushtetutën. Spiropali tha se ligji aktual ka përcaktime të qarta, pavarësisht se duhen bërë disa ndryshime për ngritjen e komisioneve hetimore, por edhe në kushtet e tanishme, kërkesat e opozitës nuk mund të plotësohetn.

“Unë nuk e di se çfarë provash kanë ata, por ka një ligj për komisionet hetimore, ato nuk janë deklarata partie por rregullohen nga ligjet. Ne duam të bëjmë atë për të cilën kemi rëndë dakord me opozitën, për ngritjen e komisionit “ad hoc”, ku ata nuk prezantuan dhe nuk erdhën.

Zonja Tabaku solli propozimet e saj, zoti Spaho propozimet e tij dhe në fund nuk e bën detyrën e tyre për të cilën janë zgjedhur të vinin në komisionin “ad hoc” dhe bashkërisht të ndryshonim ligjin siç është e nevojshme.

Ndërkohë edhe ligji aktual ka përcaktime të qarta. Ne nuk mund të dalim kundër kushtetutës, sepse deputetët e opozitës nuk kanë punë dhe i ka lënë Sali Berisha pa punë. Nuk mund të na kërkoni ne, atë që po ua bën nga mëngjesi në darkë, si në parti, si në Kuvend kryetari i palegjitimuar i partisë së tyre”,-tha Elisa Spiropali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit