Home Sporti PSG ka ofruar...

PSG ka ofruar 250 milionë euro për talentin 16-vjeçar të Barcelonës

142
0

Paris Saint-Germain nuk njeh limite në merkato dhe ashtu siç ka bërë në vitet e fundit me transferime e Mbappe apo Neymar. Sipas mediave italiane, PSG është gati të shpenzojë deri në 250 milionë euro për adoleshentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Parizienët do të humbasin shërbimet e Mbappe, dhe kërkojnë që 16-vjeçarit ta shndërrojnë në yllin e ardhshëm të skuadrës. Pak ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Laporta theksoi se kishin refuzuar një ofertë prej 200 milionë euro për sulmuesin, pa zbuluar klubin që ia kishte ofruar këtë shifër.

250 milionë janë shumë para për Barcelonën që në këtë moment është në një fazë delikate sa i takon situatës financiare dhe te Parisi synojnë ta shfrytëzojnë këtë pikë të dobët të spanjollëve.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit