Home Sporti PSG kërkon Jo...

PSG kërkon Jose Mourinhon, ka nisur kontaktet e para me portugezin

56
0

Jose Mourinho po bën një punë mjaft të mirë te skuadra e Romës. Verdhekuqtë shkojnë për të dytën herë radhazi në një finale të kompeticioneve europiane dhe kjo vetëm nën drejtimin e teknikut portugez.

Megjithatë, kjo nuk e bën aspak të sigurt qëndrimin e Mourinho në stolin e kryeqytetasve të Italisë. Sipas “La Repubblica”, trajneri 60-vjeçar mund të drejtojë nga sezoni i ardhshëm Paris Saint-Germain.

Mourinho ka pasur disa herë kontakte me drejtorin sportiv të PSG, Luis Campos. Gjithashtu, thuhet se tekniku portugez është takuar tashmë dhe me pronarin e Paris Saint-Germain.

Kampionët e Francës nuk janë të bindur nga trajneri aktual Christophe Galtier dhe mund ta shkarkojnë nga detyra në fund të sezonit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit