Home Aktualitet Publikimi i p...

Publikimi i pagave, Alibeaj: SPAK të mos heshtë, Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë

31
0

Partia Demokratike kërkon transperencë të hetimeve lidhur me skandalin e publikimit të pagave. Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat e konsideruar skandalin faqen tjetër të “skandalit të patronazhistëve”. Ai u shpreh se përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) pasi do të duhej të kishte hetuar me seriozitet çështjen e patronazhistëve.

Prej ditësh, të dhënat më të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë janë hedhur në Pazar dhe po kalojnë dorë më dorë, brenda dhe jashtë vendit, në atë që është faqja tjetër medaljes së skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve. Përgjegjësia bie dhe mbi SPAK, institucioni që duhet te kishte hetuar me seriozitet dhe deri me fund skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 prillit. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të vërtetë të skandalit të patronazhistëve, do të ishte shenjë e seriozitetit të hetimeve për një nga aktet që shënoi një nga kulmet e masakrës zgjedhore të 25 prillit“, tha Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit