Home Aktualitet Pushimet një ...

Pushimet një luks, 68.6% e shqiptarëve nuk kanë shkuar këtë verë në plazh

43
0

68.6% e shqiptarëve nuk kanë bërë pushime këtë verë dhe vetëm 31.3% e tyre kanë mundur të pushojnë. Ky ishte rezultati i sondazhit të bërë nga Barometri në ”Euronews Albania”, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022. Sondazhi është kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Tek ata që kanë bërë pushime mbizotëron grupmosha nga 18-24 vjeç me 48.1%, pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç me 39.2%; 25-34 vjeç me 36.1%; 45-54 vjeç me 26.4%; 55-64 vjeç me 20.8% dhe 65-75 vjeç që zënë vetëm 15.9% të pushuesve. Tek ata që nuk kanë bërë pushime mbizotëron grupmosha nga 65-75 vjeç me 84.1%, pasuar nga grupmosha 55-64 vjeç me 78.7%; 45-54 vjeç me 73.6%; 25-34 vjeç me 63.9%; 35-44 vjeç me 60.8% dhe grupmosha që zë me pak hapësirë 18-24 vjeç me 51.9% .

Pushimet lidhen drejtpërdrejtë edhe me të ardhurat, pasi nga ata që kanë bërë pushime 54.7% e zënë persona me të ardhura të larta, 35.5% me të ardhura mesatare të larta, 23.9% me të ardhura mesatare të ulëta dhe vetëm 13.5% persona me të ardhura të ulëta.

Tek ata që nuk kanë bërë pushime kryesojnë personat me të ardhura të ulëta, që zënë 86.5%, pasuar nga ata me të ardhura mesatarisht të ulëta me 76.1%, personat me të ardhura mesatarisht të larta me 64% dhe me të ardhura të larta, që zënë veç 45.3% të personave që nuk kanë pushuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit