Home Aktualitet Qafoku përpla...

Qafoku përplaset me Braimllarin: Nuk keni vota o Endrit, PD nuk i fiton zgjedhjet në Tiranë

174
0

Gazetari i njohur Roland Qafoku ia ka thënë në sy nënkryetarit të Partisë së Lirisë në Tiranë Endrit Braimllari, gjatë një diskutimi në një studio televizive, se PD-ja nuk ka votat e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.

Ai u shpreh se ai nuk sheh frymë ekipi te Partia Demokratike, duke i kujtuar atij se vetëm një ditë më parë, Belind Këlliçi i cili garon për Bashkinë e Tiranës është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. Nga ana tjetër edhe Braimllari e pranoi se Bashkia e Tiranës nuk mund të fitohet vetëm me denoncime.

“Unë te partia juaj shikoj shumë frymë, por nuk shikoj ndonjë frymë te PD. Me 4 mijë vota me anëtarësi 30 mijë vota në Tiranë PD, ti thua do fitojë Tiranën Belind Këlliçi. Më fal por është tjetër gjë dëshira dhe ajo që ndodh në realiet. Erion Veliaj ka pushtet politik dhe ekonomik. Por nga ana tjetër nuk krijon frymë opozita. Ju nuk keni votat e palës tjetër o Endrit. Ai dje u përjashtua. Ti thua keni forcë”, u shpreh Qafoku në Euronews.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit