Home Aktualitet Qëndrimet e B...

Qëndrimet e Berishës ndaj SHBA, Patozi: Alibi për humbjen, për të thënë i kisha të gjithë kundër

75
0

Agjendën e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar, në prag të nisjes së fushatës elektorale, që nuk parashikon një takim me drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Astrit Patozi e sheh si një goditje për Sali Berishën dhe Ilir Metën, si të padëshiruar

Qëndrimet e Berishës ndaj ambasadores së SHBA-së, ish-deputeti demokrat i sheh si një taktikë për të përgatitur një alibi për humbjen e zgjedhjeve, ndërkohë që ftoi dy palët në PD që të bëjnë një armëpushim mes tyre.

“Vetë agjenda e takimeve të Escobar është një goditje për Foltoren dhe Ilir Metën, por tek e fundit ata e kanë marrë parasysh këtë gjë, unë nuk u vë faj, por nuk kanë rrugë tjetër. Ajo që më bën përshtypje është përse e gërvishtin koren, mund ta lenë të qetë. Po kjo ka një shpjegim. Në vend që të sulmojnë amerikanët, siç presim ne, sulmon Foltorja Amerikën. Kjo është një taktikë për të përligjur rezultatin e 15 Majit që mesa duke nuk do të jetë pozitiv”,-thotë Astrit Patozi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit