Home Bota Radio gjerman...

Radio gjermane DW: Putini vë në gatishmëri të lartë forcat ruse të armëve bërthamore

295
0

Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedimet e para diplomatike në kufirin ukrainas me Bjellorusinë. Ndërkohë Presidenti rusi vuri në gatishmëri të lartë forcat ruse të armëve bërthamore.  

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedimet e para diplomatike, me delegacione nga të dyja vendet të cilat do të takohen në kufirin ukrainas me Bjellorusinë.

Të dy vendet do të takohen pranë lumit Pripyat “pa parakushte”, tha zyra e Zelensky në një mesazh në Telegram.

Njoftimi, i cili erdhi pasi Zelensky kishte refuzuar fillimisht një ofertë për të zhvilluar bisedime në Bjellorusi, nuk specifikon se kur mund të ndodhë takimi. Megjithatë, Kremlini tha se bisedimet do të zhvillohen në rajonin Gomel, në jug të Bjellorusisë.

Russland Präsident Putin versetzt Atomstreitkräfte in AlarmbereitschaftPutini duke inspektuar Qendrën Kombëtare të Sigurisë (27.02)

Presidenti ukrainas Zelenski më parë i kishte refuzuar bisedimet në Bjellorusi, një vend që mbështet pushtimin dhe që është vetë i përfshirë në pushtimin e vendit, sepse Rusia e sulmoi Ukrainën edhe nga ky vend:

Putini kërcënon me armë bërthamore

Ndërkohë që në qytetet ukrainase vazhdojnë luftime në rrugë, erdhi edhe një njoftim nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili deklaroi se ka vënë në gatishmëri të lartë forcat ruse të armëve bërthamore.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit