Home Aktualitet Rama: Bashkit...

Rama: Bashkitë që nuk do kenë performancë të mirë s’do marrin fonde

11
0

Në mbledhjen e kësaj të premtje me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum se kush nuk do të punojë nuk do të marrë asnjë fond.

Rama ka theksuar se tashmë fondet do të kenë lidhje të ngushtë me performancën e secilit.

 Në Lushnje as kanalet nuk janë të pastra dhe kryebashkiaku është në burg se do të bënte tendera. Nuk e di se si i ka bërë se unë s’jam as prokuror dhe as avokat, çfarë justifikimi mund të ketë më kur fermerët nuk marrin tokën, jo problemi është në mendje ku shumica nuk e ka ndezuar llampën e alarmit për ti ndenjur 24 orë mbi kokë kësaj pune.

Nuk do ketë më fonde pa performancë, kush do performojnë do marrin. Keni bërë jo pak gjëra të mira, por gjërat që duhet të ndryshojnë janë shumë më tepër se ato që janë bërë. Njerëzit jetojnë me çfarë do bëhet. Mbështetjen e qeverisë e keni pasur, por përgjegjësitë do të jenë shumë të ndara dhe vija ndarëse me PS dhe raportet personale mes meje dhe jush nga njëra anë, dhe taksat e toka e njerëzve do jenë e kuqe zjarr“, ka thënë kryeministri Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit