Home Aktualitet Rama debat me...

Rama debat me Boçin: Nuk ma ndërpret dot fjalën mua. Deputeti: Burrninë tregoje diku tjetër

189
0

Kryeministri Edi Rama, prej orës 11:00 vijon dëshminë maratonë në Komision Hetimor për Incerenatorët, ku këtë herë është përfshirë në një debat të fortë me deputetin demokrat Luçiano Boçin Rama iu drejtua Boçit duke i thënë se nuk mund t’ja ndërpriste askush fjalën, teksa deputeti i tha se nuk kishte ardhur në Komision për të treguar burrërinë.

Debati:

Boçi: Do të të pyes për Elbasanin, tani të kam pyetur për tjetër gjë.

Rama: Unë do ta mbaroj këtë.

Boçi: Të lutem, do të të pyes edhe për grimcat e pluhurit…

Rama: Do ta kisha thënë 3 herë tani.

Boçi: Ndërpreje atë.

Rama: Nuk ka lindur akoma një burrë që më ndërpret mua të drejtën e fjalës.

Boçi: Je dëshmitar, nuk është burrni kjo, burrninë tregoje diku tjetër. Kaq të vogël e ke burrninë ti, këtu e mat?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit