Home Aktualitet Rama dhe SPAK...

Rama dhe SPAK-u, Çipa: Sulmet për shkak të rikthimit të Berishës dhe Metës

198
0

Të komentuara si sulme në drejtim të SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të reja të drejtësisë nga Edi Rama, gazetari Aleksandër Çipa i sheh si një moment të ri në marrëdhëniet mes dy kampeve politikbërës. Për të Rama po ndryshon qasje edhe për shkak të rikthimit në arenën e përballjes politike të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Mendoj se është një moment i një marrëdhënieje fushateske mes dy kampeve politikbërës, mes mazhorancës që po zgjedhje presidentin dhe opozitës që është e fragmentizuar. Mendoj se është një moment i ri i vetë shumicës.

Mendoj se është nevoja për të rikthyer, qoftë dhe si imazh, një proces të kryer të sistemit të ri të drejtësisë, përsa i përket perceptimit sundues që ka pasur opinioni dhe raportet me ndërkombëtarët për krimet pa ndëshkim në Shqipëri.

Jemi para një momenti ku status quo-ja e krijuar në nivelet e larta të politikbërjes, rikthimi me pretendimin për të qenë kryetar i opozitarizmit, përkatësisht Berisha, si një njeri i anatemuar pas aktit të shpalljes non grata dhe presidentit Meta që e mbyll mandatin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit