Home Aktualitet Rama ju kë**ë...

Rama ju kë**ënon me pengm**rje? Dumani-Nokës: S’është kënaqësi kur fusim njerëz në burg

727
0

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani u pyet këtë të mërkurë në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve lidhur me vendimin për arrestin e shtëpisë të ish-kryeministrit Berisha. I pyetur nga deputeti Noka nëse po lufton opozitën dhe me çfarë baze ligjore, Berishës i ndalohet e drejta komunikimit, ai tha se drejtësia nuk mund të sfidohet dhe ai vetë nuk është peng i askujt. Nga ana tjetër, Dumani i tha Nokës që ”nuk është kënaqësi kur fusim njerëz në burg”, pasi deputeti e akuzoi që kreu i SPAK-ut kërcënohet me pengmarrje.

Flamur Noka: Gjatë 2023, sipas raportit që ju keni dorëzuar në KLP, janë dorëzuar në gjykatë 38 çështje për korrupsion. Kur krahason shifrat, kjo shifër është niveli më i ulët në 20 vitet e fundit dhe të raportohet niveli më i ulët. Mos vallë keni ngërç diku se Rama funksionon edhe me pengmarrje, ju sot keni 18 prokurorë, janë dhe 60 hetues të BKH. Task forca në atë kohë nuk kishte as gjysmën e këtij stafi!

Altin Dumani: Kur kam qenë drejtues i Task Forcës, edhe atëherë kam pasur rezultate të mira, ju garantoj që mbetem i njëjti. Nuk kam ndryshuar. Nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë, as kur më shajnë. Kush ka punuar me mua, e di mirë se çfarë përfaqësoj. Në këtë detyrë, që ndihem i nderuar që e kam, përpiqem të bëj më të mirën. Nuk duhet personalizuar.

Unë jam një drejtues i prokurorisë. A jemi për t’u kritikuar? Po, por kur ka vend për t’u vlerësuar, edhe duhet vlerësuar. Pse nuk e the perceptimin e publikut te SPAK në raport. Çfarë bëjmë ne, ngremë akuza, fusim njerëz në burg. Por nuk është kënaqësi. Edhe ne nuk flemë të qetë sa i takon analizës së provave kemi marrë vendim të drejtë apo jo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit