Home POLITIKE Rama: Me Bajr...

Rama: Me Bajram Begajn jemi të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes së Presidentit

50
0

Është mbledhur grupi parlametar i PS-së për të propozuar zyrtarisht Bajram Begajn si kandidat për kreun e ri të shtetit.

Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e gjeneralmajorit dhe thotë se Bajram Begaj, nga sot bëhet gati për të qenë Presidenti i ri i Republikës.

Unë mund të falwnderoj të gjithë anëtarët e grupit parlamentar për kontributin e dhënë në këtë proces, që është jo i lehtë, për shkak se bëhet fjalë për të identifikuar një figurë që duhet të përmbushë kërkesa shumë specifike, por në të njëjtën kohë për të garantuar respektin dhe moscenimin e të gjithë kandidatëve potencialë.

Procesi që ne zhvilluam këtu në grup na dha të drejtë në fund, marrja e propozimeve nga e gjithë anëtarësia e grupit, që u vunë më pas në dispozicion të kryesisë së PS-së.

Një figurë me profil sa të lartë në aspektin institucional, aq dhe të paangazhuar në të gjitha përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike, gjë që na bën të ndihemi sot të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes, si forca dominuese, që ka dhe përgjegjësinë për të udhëhequr vendin dhe na bën të ndihemi mirë me shqiptarët”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit