Home Aktualitet ”Rama n...

”Rama na ka kontrolluar si familje për 9-të vite”, Sali Berisha: Kam të deklaruara 100 mijë euro

261
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi që ka zhvilluar me anëtarë të shoqërisë civile, ndër të tjera është pyetur për pasuritë e tij dhe të familjes së tij. Berisha tha se ai ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më shumë sesa kishte në periudhën e komunizmit si dhe një shumë prej 100 mijë eurosh në llogari. Po ashtu nënvizoi se prej 9 vitesh, Edi Rama i ka kontrolluar por nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

”Pasuritë e politikanëve janë për t’u kaluar në shoshë. Luftoj ditë e natë për këtë punë. Sali Berisha ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më të madh se sa ka patur në diktaturë, pas 30 vitesh dhe 100 mijë euro në llogari.

Cilido që gjen një qindarkë më shumë, është përgjegjës ai se është e paligjshme. Kam patur fatin e madh se në këto 9 vite Edi Rama të kontrollojë dhe rikontrollojë 100 herë fëmijët e mi. Ata u kontrolluan nga superfuqia më e madhe e kohës.

As Edi Rama dhe as superfuqia më e madhe e kohës të kontrollojë, nuk do gjejë asnjë qindarkë më shumë. Problemi i bujarisë, i filantropisë. Këtu ke shumë të drejtë. Duhet të dini një gjë, ne si komb, ata që na kanë njohur na kanë lavdëruar për bujarinë. Familja ime qëndron plotësisht në traditën e saj”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit