Home KRYESORE Rama: Nëse e ...

Rama: Nëse e doni rrugën falas, votoni kandidatët e opozitës dhe merrni “Noc Rrokun”

583
0

Edi Rama sot ishte në Gjirokastër, Dropull, Libohovë. Ndërsa në Përmet ai ironizoi dyshen  Berisha-Meta.

Ai ishte pasditen e kësaj të shtune në Përmet dhe Këlcyrë, ku ka prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për këto bashki.

Rama deklaroi se kandidatët e opozitës që sipas tij premtojnë ujë falas nëpër çezma, duhen hedhur në lëm.

Sipas tij, kandidatët e opozitës duan sherr e konflikte e jo bashkëpunim me qeverinë, pasi përdoren si barrikada nga ish-kryeministri Sali Berisha për të luftuar shumicën qeverisëse.

Rama shtoi se nëse e duan rrugën falas, të votojnë kandidatët e opozitës dhe të marrin “noc rrokun”.

“Ne ja kemi bërë 0 taksën biznesit të vogël. Nuk është rastësi që dhjetëra e mijëra biznese të vogla janë hapur gjatë vitit të kaluar. Në po bëjmë një rritje pagash, rritjen e pagave mesatare nga 550 mijë lekë në 900 mijë lekë.

E kanë interpretuar shqetësimin tim si kërcënim. Nëse Këlcyra kthehet pas, do të jetë e pamundur që të ketë mbështetje nga ne, jo se ne nuk duam ta mbështesim, por këta kandidatë që premtojnë ujë falas nëpër çezma duhen hedhur në lumë edhe t’i thuash ik nga ke ardhur.

Këta sjellin frymën e Sudes dhe Xhaferrit. Këta i shikojnë bashkitë si kështjella për t’i marrë peng. Nuk ka mundësi të bashkëpunosh me ta sepse nuk e duan punën. Duan sherr e konflikt. Duan t’i kthejnë bashkitë në barrikada që të bëjnë sherr me qeverinë. Shikoni Shkodrën, ne kemi bërë shumë për Shkodrën, por kemi bërë vetëm ato gjëra që nuk kishin lidhje me bashkinë.

Si do merrni ju njerëz që nuk mbushin e t’ju jepni bashkinë këtu. Shifni e bëni. Ballaban Berat ne do ta bëjmë, por jo falas. Po e doni falas, merrni ata të tjerët dhe të merrni jo rrugët, por noc rrokun pastaj”, u shpreh Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit