Home KRYESORE Rama nga Athi...

Rama nga Athina shpreh zhgënjimin për BE

7
0

Kryeministri Edi Rama sërish ka shprehur zhgënjimin nga Bashkimi Europian në lidhje me ecurinë e Integrimit të Shqipërisë. Nga Athina, ku ishte i pranishëm në samitin e organizuar nga ish-kryeministri Jorgo Papandreou, kreu i qeverisë sheh bashkëpunimin rajonal si shpëtim, ndërsa i bëri thirrje edhe Greqisë që të bashkohet.

“BE nuk është Vatikani e ne nuk jemi kisha në ndonjë fshat të humbur të Argjentinës. Ne të gjithë kemi problemet tona. Por ka një standard të çmendur të dyfishtë. Mendoj që është e rrezikshme sepse nuk duhet lejuar të kthehet në anti-BE”. Sipas kreut të qeverisë, indiferencën e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta kompensojnë me vëmendjen ndaj njëra-tjetrës.

“Ajo çfarë kemi është njëri-tjetri në rajon. BE-ja nuk është diçka për të cilën ne duhet të ndryshojmë mendje. Ndërkohë që përgatitemi e përgatitemi për dasmën na duhet që të bëjmë gjithçka, që ta bëjmë rajonin të ngjashëm me BE-në, për të zbatuar 4 liritë e BE-së”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit