Home Aktualitet Rama pritet n...

Rama pritet nga kreu i Kuvendit të Britanisë: Shprehu keqardhje për retorikën ndaj shqiptarëve

287
0

Në kuadër të vizitës zyrtare në Britani, kryeministri Rama është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, për të cilin thotë se ka shprehur keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve.

Rama shkruan në Facebook, se Hoyle i ka theksuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, teksa i ka shprehur rëndësinë e vlerave të komunitetit shqiptar në Britani si dhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan kryeministri Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit