Home Aktualitet Rama publikon...

Rama publikon rrëfimin e Luana Vjollcës (VIDEO)

354
0

Covid-19 vijon të jetë në mesin tonë, dhe humbjet nga virusi nuk po ndalojnë. Në një kohë që vaksinat anti-covid janë krijuar, thirrjet e vazhdueshme nga qeveria dhe institucionet është që populli ti bëjë ato.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë rrëfimin e moderatores së dashur nga publiku, Luana Vjollca. Në videon e publikuar, Luana Vjollca flet mbi periudhën e pandemisë dhe rëndësinë e vaksinimit.

Vjollca u bën thirrje të rinjve që të vaksinohen e të tregohen më të përgjegjshëm për prindërit e për ata më të shtrenjtit e familjes që janë më të moshuar.

“Mendoj që për të dalë nga gjithë situata ëhtë drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë. Mendoj se të rinjtë edhe pse nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që janë të rëndësishëm për ne që duhet t’i mbrojmë. Janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërine tonë që ndodnjëherë na mungon. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti. Të paktën flas nga përvoja ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami. Një nga arsyet që unë bëra vaksinën ishte që do ta përqafoja më shpesh. Kjo është zgjidhja e vetme për t’ju kthyer normalitetit dhe duhet ta bëjmë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit