Home POLITIKE Rama: Rritje ...

Rama: Rritje e vlerësimit nga “Standard and Poor’s”, vizioni i Shqipërisë 2030 shkon përtej të dhënave të aktualitetit

39
0

I pranioshëm në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se Shqipëria ka marrë një vlerësim të ri nga Standard & Poor’s me BB-.

“Është hera e parë që Shqipëria ngjitet në këtë nivel në klasifikimin e vendeve dhe nga ana tjetër kur kemi një të dhënë të fundit të Bankës së Shqipërisë për një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja të cilat për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar në vitet e fundit prej 1 miliard eurosh, në 1.5 miliardë euro”, tha Rama.

Po ashtu nënvizoi, se vizioni i Shqipërisë 2030 shkon shumë përtej këtyre të dhënave të aktualitetit. “Pa diskutim që ne kemi potencial për një rritje të mëtejshëm të investimeve të huaja dhe synimi ynë është të ngjitemi në 2.5, 3, 4 miliardë. Pa diskutim që ne i kemi të gjitha mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv me përmirësim nga Standard & Poor’s dhe sot nëse shohim të dhënat dhe trendet nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në BB+”, nënvizoi Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit