Home KRYESORE Rama thirrje ...

Rama thirrje qytetarëve: Delta është variant i rrezikshëm, vaksinohuni!

5
0

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për t’i paraprirë çdo rreziku të mundshëm. Gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore të Bashkisë Dimal, kreu i qeverisë theksoi se variant i ri i kononavirusit, Delta është i rrezikshëm.

“Ajo që vlen për t’u nënvizuar si mesazh sot është përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij varianti të ri. Është variant agresiv, përhapet shpejt. Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% ë paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit. Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe vuajtje. Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këto po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit.”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit