Home Sporti Ramsey i ka k...

Ramsey i ka kushtuar Juventusit 35 mijë euro për çdo minutë që ka luajtur

36
0

Aventura e Aaron Ramsey te skuadra e Juventusit mund të quhet e mbyllur, teksa skuadra bardhezi po mendon që të zgjidhë kontratën me të që në janar. Për momentin futbollisti ende nuk ka nisur bisedimet, por uellsiani duke parë situatën dhe faktin që i përfundon kontrata deri në vitin 2023, do të kërkojë ndonjë bonus.

La Gazzetta dello Sport së fundmi ka zbuluar se ekipet e interesuara për të nuk mungojnë, por problemi është paga e tij që shkon në 9 milionë euro. Juventus kërkon që të zgjidhë sa më parë këtë situatë, pasi uellsiani peshon plotë 12 milionë euro bashkë me taksat në sezon.

Duke bërë llogaritë mediat italiane kanë zbuluar se Ramsey i ka kushtuar Juventusit për çdo minutë që ka luajtur plotë 35 mijë euro. Me largimin e tij, “Zonja e Vjetër” do të hidhet në merkato, ku si objektiv i parë është Witsel. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit