Home Aktualitet Raporti i par...

Raporti i parë nga OSBE-ODIHR: Fushata modeste dhe me tone të moderuara

299
0

Misioni i OSBE-ODIHR ka përgatitur një raport të parë dhe të ndërmjetëm për klimën e deritanishme të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në raport vihet theksi te fakti se fushata zgjedhore e cila sipas vëzhguesve të huaj ka qenë jo e bujshme dhe me tone të moderuara.

Përmenden edhe dy raste të dhunës, ku në njërën prej tyre iu rrezikua jeta një anëtari të një partie. Raporti evidenton edhe se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha.

“Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka pasur një ton të moderuar. MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, OSBE-ODIHR thotë se partitë politike të mëdha e kanë filluar zyrtarisht fushatën dhe ato duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit