Home Bota Raportime se ...

Raportime se Lavrov pësoi atak në zemër sapo mbërriti në Bali, reagon Rusia

76
0

Disa media të huaja raportuan më herët se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shtrua në spital pasi mbërriti në Bali, Indonezi për të marrë pjesë në samitin e G20, teksa citonin 2 zyrtarë indonezianë.

Sipas raportimit Lavrov pësoi një atak në zemër.

Rusia nga ana tjetër i ka quajtur të rreme këto lajme. Një zëdhënësë e ministrisë së Jashtme u shpreh se ministri ndodhej në hotel dhe nuk ka asnjë problem.

“Ne i lexojmë lajmet dhe nuk u besojmë syve”, u shpreh Maria Zakharova.

Ministria e Jashtme ruse ka publikuar edhe një video të Lavrov Lavrov,teksa thotë se lajmi për dërgimin e tij në spital është një ‘lojë politike’.

Lavrov po përfaqëson Putinin në Samit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit