Home Sporti Reali fiton t...

Reali fiton transfertën ndaj Osasunës, Benzema shpërdoron dy penallti (VIDEO)

135
0

Real Madrid merr një tjetër fitore në La Liga, duke u afruar gjithmonë e më shumë me trofeun, pasi mungon vetëm zyrtarizimi. Los Blancos triumfuan 3-1 në transfertën ndaj Osasunës, edhe pse kishin mundësi të fitonin më thellë.

David Alaba kaloi ekipin e Ancelottit në avantazh në minutën e 12-të, por pak sekonda më pas Budimir ndezi tifozerinë vendase duke barazuar menjëherë. Marco Ansesio rikthehu Realin në avantazh në minutën e 45-të.

Në fraksionin e dytë, Karim Benzema do të bëhej protagonist në dy raste duke humbur dy penallti në harkun e 7 minutave. Lucas në minutën e 96-të shënoi dhe golin e tretë dhe të sigurisë.

Reali mbetet në krye me 78 pikë, 17 më shumë se Atletico Madrid, por Barcelona e vendit të tretë ka dy ndeshje më pak. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit