Home Rajoni Reciprociteti...

Reciprociteti me Serbinë, Kurti: Jo tensione, jemi Republikë paqësore

44
0

Nga dita e hënë, të gjithë shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë nuk do të lejohen të shkelin territorin me dokumente të Serbisë, por do të pajisjen me një fletë-dokument për hyrje-dalje në vend.

Reciprociteti është i vlefshëm dhe për automjetet e regjistruara në Serbi, të cilat duhet të pajisen me targa të Kosovës për të kaluar kufirin. Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk ka vend për tension.

“Nuk ka kurrfarë vendi për tension. Nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, ata që flasin për bllokime, ata që flasin për destabilizim, ata që flasin për tensione, flasin për vete. Nuk flasin për neve. Ata flasin për vete.

Ne jemi republikë demokratike, parlamentare, paqësore dhe besoj që gjithçka do të shkojë siç është më së miri, ndërkaq edhe një herë përfitoj nga rasti që t’i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë targa të kohës së Millosheviçit, që t’i konvertojnë në targa legale e legjitime me akronimin e vendit tonë, të shtetit tonë të përbashkët, RKS”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit