Home Aktualitet Reforma Zgjed...

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Herësi është zeruar dhe listat janë hapur 100%

176
0

Pas tre tentativave të dështuara për ta mbajtur mbledhjen fizikisht, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokratit Enkelejd Alibeaj e zhvendosën Komisionin për Reformën Zgjedhore në platformën online.Gjatë seancës dëgjimore me shoqërinë civile, Gjiknuri tregoi interpretimin e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herësin në listën e kandidatëve për deputetë. Sipas tij herësi është zeruar dhe listat janë hapur 100%.

Edhe pse sistematikisht Ilirjan Celibashi nuk e ka pranuar si përgjegjësi të tij por të Kuvendit, për votën e emigrantëve, mazhoranca e çon sërish topin në fushën e KQZ-së.

Jo vetëm kaq por, Gjiknuri u kujdes të vinte në dukje edhe se qeveria nuk e ka detyrim të mundësojë votën e diasporës. Ai tha se për këtë mbështetet në praktikat ndërkombëtare.

Enkelejd Alibeaj, i besuari i Lulzim Bashës, për të treguar që nuk bie dakord me kolegun socialist, mendon që për të bërë të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë duhet ndërhyrje në ligj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit