Home Kultura Regjisori Lek...

Regjisori Leka Bungo nis projektin e ri në skenën e teatrit A.Zako Cajupi të Korçës

146
0

Pas vënies në skenë me sukses të komedisë së trishtë ”Profesionisti” në Teatrin Petro Marko të Vlorës, shkruar nga Dushan Kovacevic dhe përkthyer nga Timo Flloko, trupa organizoi një turne në disa qytetit të vendit.

Spektatoret e Vlorës, Elbasanit, Korçës dhe Tiranës duartrokiten spektaklin e vënë në skenë me një nivel të lartë artistik nga regjisori i mirënjohur Leka Bungo. Spektatoret e shumtë që ndoqën shfaqjen provuan emocione nga interpretimi i jashtëzakonshëm i aktorit Viktor Zhusti, në krahët e të cilët aktronte mjeshtërisht Astrit Hasani.

Shfaqja më e veçantë e turneut ishte ajo që u dha për shqiptarët që kanë emigruar në Greqi. Pas mbarimit të shfaqjes, aktorët e kishin të pa mundur të largoheshin nga skena. Duartrokitjet vijuan per një kohë të gjatë dhe shumë prej spektatorëve u ngjitën në skenë për të përshendetur aktorët nga afër.

Profesionisti ishte shfaqja e pare Teatrore pas tridhjetë vjetësh që u dha per emigrantët shqipetarë në një nga Teatrot jo luksoze të Athinës. Pak ditë pas turneut regjisori Leka Bungo udhëtoi drejt qytetit të Korçës. Dje ai nisi punën në teatrin ”Andon Zako Cajupi” për të vënë në skene komedinë NUSE PËR LETRA, autor i së cilës është vetë ai.

Për realizimin e premierës se re janë angazhuar në rolet kryesore aktorët e njohur Guri Koco, Blerta Belliu, Zamira Kita. Dekori i është besuar skenografit të talentuar Nano Beqja. Sipari i premieres së re pritet të hapet për artedashësit e qytetit të Korçës në muajit Prill.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit