Home Sporti Reja: Napoli ...

Reja: Napoli në garë për titullin deri në fund, shanse ka dhe Juvja

42
0

Seria A ka hyrë në fazën finale, tekssa gara për titullin kamoion është e hapur mes katër skuadrave, nga Milani, Napoli, Inter dhe Juventudi. Në lidhje me këtë garë për kreun e kampionatit, ka folur edhe tekniku i kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja i cili theksoi se Napoli do të luftoj deri në fund, ndërsa Juventusi ka shanse nëse mposht në ndeshjen direkte Interin.

“Napoli u ndal ndaj Milanit, megjithatë e mori veten dhe u rinis me shpejtësi dhe mendoj se do të luftoj deri në fund për titullin së bashku me Milanin dhe Inter. Atalanta ka shanse në garën për një vend në zonën Champions, por Napolit nuk i lejohet të gabojë.

Por, shanset janë edhe për Juventus pasi ata kanë një ndeshje direkte me Interin dhe nëse e fitojnë atë atëherë mund të rrisin pretendimet. Juventus ka marrë disa goditje gjatë rrugës, megjithatë sërish mbeten një kundërshtar i fortë”, u shpreh Reja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit