Home Sporti Reja pas fito...

Reja pas fitores: Programoj grumbullime nga Superliga. E di ku do ndërhyj nëse qëndroj

52
0

Tranjeri i Kombëtares, Edy Reja, foli pas fitores 2-0 që Shqipëria mori kundër Armenisë në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”.

I pyetur nëse kjo fitore ishte në ndeshjen e fundit, Reja u përgjigj se nuk e di ndërsa u shpreh i lumtur për paraqitjen e skuadrës në takimin e sotëm.

Ai theksoi se nëse do të vijojë të jetë tranjeri i Kombëtares Shqiptare ka në plan grumbullime çdo muaj për të parë cilësitë e lojtarëve të Superligës.

“Fitore në ndeshjen e fundit? Këtë nuk e di. Të shohim nëse është ndeshja e fundit për mua. E rëndësishme që e mbyllëm vitin me fitore. Lojtarët kanë treguar dëshirë dhe vullnet. Në mesin e fushës kemi bërë mirë dhe kjo është forma që duhet të tregojmë.

A do i ftonit lojtarët e Superligës nëse nuk do ishin miqësoret me Katarit dhe Arabinë Saudite, do guxonit?

Unë i kam parë në kampionat, edhe nëse nuk jam fizikisht në Shqipëri i ndjek të gjitha ndeshjet. Do doja të bëjë grumbullim çdo muaj me lojtarët e Superligës nëse klubet do ma lejojnë dhe jo një herë në kaq kohë. Në tavolinë ka shumë zgjedhje, ka lojtarë të rinj shumë të mirë dhe ne ndërhyjmë duke dashur të bëjmë më të mirën. Nëse do vijë dikush tjetër trajner, emrat e lojtarëve janë në tavolinë. Nëse do jem unë, e di se ku duhet të ndërhymë.

Cili lojtar është gati për ndeshjet zyrtare nga ata që debutuan me Armeninë?

Janë të gjithë të mirë, Skuka tregoi se vlen. Hadroj ka rezistencë, nëse bën më mirë në anën teknike do bëhet i rëndësishëm. Bitri po bën mirë. Cara është një tjetër që me lëvizjet dhe teknikën po tregon cilësi. Ngadalë do jenë në ekipin e parë. Kemi një panoramë me 50 lojtarë në grupin e madh që i ndjekim. Ka edhe lojtarë të tjerë që kam parë dhe nuk kam mundur t’i marr këtë herë”, tha Reja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit