Home Aktualitet Rënia e qever...

Rënia e qeverisë bullgare, Nesho: Në Bruksel nuk do të ketë proces për negociatat

297
0

Rrëzimi i qeverisë bullgare erdhi një ditë para mbajtjes së samitit mes liderve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku pritej të merrej një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ish-ambasadori Agim Nesho, thotë se nuk do ketë asnjë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi në Bruksel do të duheshin përfaqësues zyrtarë të qeverisë bullgare, por në rastin konkret deri në krijimin e qeverisë së re do të kemi një qeveri kujdestare, e cila nuk ka kompetenca vendimmarrjeje në politikën e jashtme.

“Ky lajm mund të vërë në dyshim dakordësinë që qeveria dhe opozita kishin rënë dakord që të votonin në parlament ditën e sotme heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, pasi edhe Borisov në këtë kuadër ka rënë dakord pas presionit Europian, por në këtë moment ka rënë qeveria dhe nuk ka vendimmarrje. Dy janë zgjidhjet ose të krijohet një qeveri nga minoranca, ose të kemi një qeveri kujdestare, por në këtë moment s’ka vendimmarrje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit