Home ShowBiz Reperi i njoh...

Reperi i njohur: Kam punuar kamarier me 150 euro para se t’i futesha muzikës

20
0

Reperi shqiptar, S4MM ka zbuluar se para se të bëhej i famshëm dhe i suksesshëm në muzikë, punonte kamarier në Tetovë.

I ftuar në emisionin “Natë vere”, S4MM tregon se paga e tij ishte rreth 150 euro.

S4MM është komentuar pafund për lidhjen e tij me një vajzë të quajtur Filis, me të cilën u martua. Pak ditë pas martesës, ata u ndanë duke fshirë çdo foto nga rrjetet sociale.

Në një intervistë për Prive ai u shpreh se ishte ende i martuar me Filis me dokumenta por që lidhja e tyre kishte përfunduar.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, është shprehur reperi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit