Home Aktualitet Revista e njo...

Revista e njohur franceze: Shqipëria, det, diell, dashuri dhe mikpritje!

103
0

Revista e njohur franceze, “Petit Futé”, botimin e radhës ia ka kushtuar vendit tonë. Kjo revistë e ka nisur shkrimin e saj me fjalët, “Bregdet me ujëra të kristalta, turizëm mjekësor dhe dëshmi të diktaturës komuniste: atraksione të panjohura të Shqipërisë”.

“Shqipëria, një vend mes Italisë dhe Greqisë, ka pasur gjithmonë një shpirt europian. Në 30 vite demokraci, vendi i vogël ish-komunist duket se e ka kapur kohën e humbur dhe kjo vërtetohet kur i afrohesh qendrës së kryeqytetit Tiranë, pasi ke dalë nga aeroporti “Nënë Tereza”.

I përmendur vitet e fundit si një destinacion trendi në artikujt dhe guidat turistike, vendi i Shqiponjave rekomandohet jo vetëm për vijën bregdetare me ujërat e kristalta, por edhe për ecjet e mrekullueshme që mund të bëhen në malet e veriut dhe për gastronominë e tij tradicionale. Produktet natyrore dhe organike të disa rajoneve kontribuojnë për ta bërë atë një nga kuzhinat më të shëndetshme në Europë!”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit