Home Aktualitet Rikthehen për...

Rikthehen përmbytjet në vend. Rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë

564
0

Situata e motit në vend ka përmbytjet e fundit, në qarqet ku ka probleme të shumta. Ka rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej një dite më parë kanë sjellë sërish problematika në disa zona të vendit, kryesisht në Lezhë, Shkodër dhe në Fushë-Krujë.

Gjirokastër: Në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat.Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor. Midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve.

Kukës: Në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, po punohet për largimin e inerteve.

Durrës: Në qarkun e Durrës,në bashkinë Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, njësia administrative Gjepalaj, ka dalë nga shtrati. Në Krujë lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, njësia administrative Bubq, ka dalë nga shtrati.

Shkodër: Një situatë e paqëndrueshme paraqitet gjatë orëve të fundit në Shkodër. Kuota në Lumin Drin është 6.00, me rritje 60 cm ndërsa kuota në Liqen 7.95 me rritje 50cm. Në njësinë administrative Ana Malit ka përmbytje në një sipërfaqe prej 400 ha. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësinë administrative Ana Malit, fshatrat Beltojë, Mali Hebe njësia administrative Bërdicë.

Lezhë: Në njësinë administrative Zejmen në Lezhë ka sipërfaqe toke të përmbytur, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në njësinë administrative Balldren, ish – këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë. Ndërsa në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afërsi të qytetit Rrëshen, i cili është në kuotë kritike.

Burrel: Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në aksin nacional Burrel-Milot. Herë pas herë në zonë ka pasur rrëshqitje të gurëve në rrugë duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve. Reshjet e mëdha të shiut gjithashtu kanë fryrë edhe liqenin e HEC-it të Shkopetit.

Elbasan: Në Elbasan, përroi i Zaranikës është dëmtuar nga reshjet e shiut duke dëmtuar disa copëza te argjinaturës. Për të parandaluar daljen e përroit të Zaranikes që ndodhet ne afërsi te lagjes Vullnetari janë vendosur disa blloqe betoni.

Fier: Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0