Home Sporti Rivali i ardh...

Rivali i ardhshëm i Tiranës?/ Besiktasi “blindohet” me 3 blerje të bujshme

14
0

Besiktasi do të jetë rivali i ardhshëm i Tiranës në Conference League, gjithnjë nëse sot bardheblutë do të kalojnë pengesën Dinamo Batum. Skuadra turke sipas “Fanatik” praktikisht ka mbyllur 3 afrime të rëndësishme.

I pari është Lyanco nga skuadra e Southampton, duke mposhtur konkurrencën e Fenerbahce. Nga Premier League veç ish-mbrojtësit të Torinos do të mbërrijë dhe Daniel Amartey, të cilit i skadoi kontrata me Leicesterin. Ai do të nënshkruajë për 4 sezone, ku do të përfitojë nga 1.9 milionë euro në sezon.

I fundit është Jean Onana, i cili do të vijë për 4.2 milionë euro nga Lens dhe do të nënshkruajë për 4 sezone nga ku do të fitojë 1.5 milonë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit