Home Sporti Roma sfidon N...

Roma sfidon Napolin, kërkon mesfushorin e talentuar shqiptar Kristjan Asllani

73
0

Kristjan Asllani në sezonin e parë në Seria A ka arritur që të lërë menjëherë gjurmë. Mesfushori shqiptar që aktivizohet në radhët e Empolit, edhe pse pa eksperiencë në elitë, nisur edhe nga mosha 20-vjeçare sërish ia ka dalë të bëjë për vete disa nga klubet më të mëdha italiane.

Napoli prej kohësh është në ndjekje të Asllanit, ndërsa sondazhe për lojtarin kuqezi kanë bërë edhe Juventus, Milan e Inter. Së fundmi është Roma që është futur seriozisht në garë për kartonin e Kristjan Asllanit me trajnerin Jose Mourinho që është në kërkim të një mesfushori organizator për sezonin e ardhshëm.

Verdhekuqtë të cilët janë në gjysmëfinalen e Conference League dhe kërkojnë të mbërrijnë në finalen e Tiranës, kanë arkëtuar një sasi të konsiderueshme parash gjatë kësaj kohe nga pjesëmarrja në Europë dhe drejtuesit kanë vendosur t’i shpenzojnë në merkato. Aktualisht, për Asllanin, Empoli kërkon të paktën 10 milionë euro dhe Roma është e gatshme në këtë pikë të përmbushë kërkesën e toskanëve.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit