Home Aktualitet Rrëfimi i Lin...

Rrëfimi i Linda Ramës/Heqja dorë nga privilegjet kryeministrore te shoqërimi i Zahos për në shkollë

8
0

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në një intervistë për Ilva Taren pohoi se ka hequr dorë nga privilegjet, duke refuzuar shërbimet shtetërore për familjen kryeministrore.

Sipas saj, statusi i bashkëshortes nuk është gjithnjë i lidhur me privilegjet por mbi të gjitha me identitetin e saj personal dhe profesional.

“Unë që në ditën e parë për të shmangur pikërisht këtë që thatë ju, këtë futjen e hundëve, privilegjet, etj, në ditën një të Edit, refuzova të gjithë ekipin e shërbimit që ishte planifikuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit. Ne kishim vendosur të jetonim në një shtëpi tonën dhe nuk kishim shkuar në ndonjë rezidencë qeveritare. Kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryeministrit të zhvendosej në Kryeministri pasi kryeministri rri me orë të gjata aty në punë -tha Linda Rama.

Gruaja e kryeministrit Rama shtoi gjithashtu se ajo nuk ka punonjës sigurie dhe se çdo ditë vijon të shoqërojë djalin e saj duke i dhënë vetë makinës.

“Unë kështu e filloj ditën, unë në timon dhe ai mbrapa dhe ne komunikojmë me njëri-tjetrin. Ai tani është rritur, më ve muzikën, unë e gjej mundësinë që të flas me të gjëra mbase ndonjëherë dhe të rëndësishme. Ajo është një pjesë e bukur e jetës time dhe mua timoni më ndihmon për këtë gjë, edhe i jap edhe Zahos një model që mami është ajo, edhe Rea. Rean e çonin gjyshërit, po unë e çoja nëpër këto kurset. Unë dua të më mbajë mua mend si shoqëruese të tij të parë në këto largimet nga shtëpia”, tha Rama.

“Gratë në politikë duhet të kapërcejnë meritat personale për t’u ngritur në nivelin e misionit”

Aktivistja e të drejtave të njeriut, njëherazi dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, znj. Linda Rama tha në “Ilva Now” se gratë përfaqësuese të kabinetit qeveritar dhe ato në politikë duhet të shërbejnë si katalizator i fuqizimit të gruas dhe adresimit të problematikave të tyre, mision i cili sipas saj nuk është mjaftueshëm i shprehur.

“Atyre grave që iu është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më të larta, unë nuk i shoh këto gra, aq sa duhet në nivelin e misionit. Ato nuk janë ngritur në nivelin e misionit, ato thjesht përpiqen të performojnë në punën e tyre. Duhet hequr egoja personale, duhet të mendojnë se aty nuk janë se janë më të mirat. Jo, nuk janë më të mirat, ka shumë më të mira, thjesht iu është dhënë mundësia dhe për shkak të pozicionit të burrit,” – tha znj. Rama.

Ajo përmendi si të gëzueshëm faktin se në tabelat botërore ku diskutohen çështjet e barazisë gjinore, Shqipëria është në nivelet më të larta, ndërsa shtoi se do të donte që gratë në politikë t’i njihnin shumë më mirë problematikat e grave në komunitet, diçka që sipas saj nuk është pjesë e vokacionit të tyre.

“Ne kemi të drejtë të pretendojmë, Ilva. Edhe ju si media, edhe unë si pjesë e një aktivizmi civil të hershëm, kam të drejtë të pretendoj dhe unë mendoj dhe shoqëria ka të drejtë të pretendojë. Po të pyesësh sot gra në komunitete, unë jam e bindur që ato janë shumë të qarta në pretendimet e tyre dhe kjo nuk mund të kalojë pa u konsideruar” , deklaroi znj. Rama.

Edhe vetë një aktiviste me eksperiencë e shoqërisë civile, znj. Rama vlerësoi progresin e përfaqësimit të grave në arenën publike shqiptare dhe u shpreh se gratë në vend meritojnë më shumë.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse e sheh si të përshtatshme kohën për një grua në krye të vendit (nënkupto: Presidenti Republike), znj. Rama u përgjigj se kjo kohë ishte tejkaluar dhe madje mund të kishte ardhur shumë vite më parë, që nga fillimi i demokracisë në Shqipëri. Pra la të kuptohej se duhej një grua Presidente.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit