Home Bota Rrëfimi i paz...

Rrëfimi i pazakontë nga Papa Francesku, flet për gruan që nuk e hiqte dot nga mendja: Ishte e bukur

273
0

”Life: My Story Through History” (Jeta: Historia ime përmes historisë), është libri i shkruan nga Papa Francesku që reflekton mbi kujtimet dhe vëshgimet në disa nga eventet që i dhanë formë botës në 8 dekadat e fundit. Që prej holokaustit, te rënia e murit të Berlinit e deri te pandemia Covid-19, ai ka dhënë mesazhe për të gjithë.

Në një pjesë të librit ai tregon edhe për tre gra të rëndësishme për të. Ai ka pranuar se dikur ka qenë i fejuar me një vajzë shumë të ëmbël, e cila më vonë u martua dhe u bë nënë. Por kur ishte në seminar, Papa tregon se si situata për pak i rrëshkiti nga duart.

“Isha në dasmën e xhaxhait tim dhe u mrekullova nga një vajzë e re që pashë aty. Ishte e bukur, e zgjuar, më bënte të luaja mendsh. Për 1 javë pa pushim, kisha veç sytë e saj në mendje. Nuk lutesha dot, por fatmirësisht kaloi dhe ia dedikova mendjen dhe trupin Zotit”, shkruhet në libër.

Po ashtu Papa ka rrëfyer për një murgeshë italiane që i shpëtoi jetën kur ai ishte sëmurë duke u shprehur se në atë kohë kishte shumë engjëj rreth vetes. Ai thekson se tundimet dhe sprovat kanë qenë të shpeshta dhe se gjithë këto detaje janë njerëzore dhe krejt normale edhe për njerëzit besimtarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit