Home ShowBiz Rrëfimi nga A...

Rrëfimi nga Ava Max: Prindërit ikën nga Shqipëria me një valixhe, jetuan në një kishë

111
0

Një tjetër shqiptare që po shkëlqen në botë me muzikën e saj, është edhe Ava Max. Këngëtarja me origjinë shqiptare, por e lindur dhe rritur në SHBA, ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka folur rreth karrierës dhe jetës së saj dhe nuk ka lënë pa përmendur edhe Shqipërinë.

Për ”Uproxx”, një vëmendje të madhe ka tërhequr sakrificat e familjes së saj për të bërë realitet ëndrrën e së bijës, të cilët janë larguar nga Shqipëria me vetëm një valixhe në dorë. Ata fillimisht kanë jetuar duke sakrifikuar, me ndihmë të kryqit të kuq në Francë, ku kanë jetuar në një kishë, pas një viti ata u larguan për në Amerikë.

“Amanda Ava Koçi ka lindur në Milwaukee, Wisconsin, më 16 shkurt 1994, në të njëjtën javë që ”The Power Of Love”, e Celine Dion më në fund arriti në numrin 1 në listat e Billboard, një mirëseardhje e përshtatshme për një artiste e cila së shpejti do të fitonte njohjen si vokaliste e fuqisë në të drejtën e saj.

Ndërsa mbështetja e familjes është diçka që shumë artistë të suksesshëm e vënë në dukje gjatë ngritjes së tyre, për Ava Max, mënyra se si prindërit dhe vëllai i saj mbrojtën ëndrrën e saj që në moshë të re ishte e rëndësishme në ngritjen e saj.

Si vajzë e emigrantëve që u larguan nga Shqipëria gjatë rënies së komunizmit, që në vogëli Ava e kuptoi që nëna e saj i kishte vënë në pritje ëndrrat për të qenë një këngëtare operistike për t’i ofruar një jetë më të mirë vajzës së saj. Ata u larguan nga Shqipëria me asgjë tjetër përveç një valixheje në dorë dhe me vëllain e saj gjashtë vjeç. Ata jetonin në Kryqin e Kuq në Paris, Francë pa para. Por babai i saj kishte dëshirë të jetonon në Amerikeë dhe pas një viti u larguan drejt SHBA-ve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit