Home Aktualitet Sterilizimi d...

Sterilizimi dhe Check up-i, deputeti i PS Ndreca: Hetojmë qeverinë dhe pa PD, Vokshi informohet nga vëllai auditues

28
0

Një situatë kaotike shoqëron prej më shumë se një muaji mbledhjet e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Shkak është bërë jo vetëm mosgjetja e dakordësisë mes kryetares demokrate Albana Vokshi dhe nënkryetarit socialist, por edhe refuzimi i këtij të fundit për të shkuar në mbledhje. Plarent Ndreca thotë se nuk do t’i bindet Vokshit pa ndryshuar sjellje.

“Nuk jemi ne që e kemi bllokuar hetimin, sepse i ka të gjitha kërkesat e bëra edhe nga opozita edhe nga ne të firmosura nga sekretari dhe presim firmën e saj, ose ajo ti firmosë ose po bën blof”.

Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca kanë ngecur tek akuzat e ndërsjella ndaj njëri-tjetrit për konfliktin e interesit. “Po më rezulton që ka vëllain autidues në KLSH për këtë çështje dhe i vëllai i jep informacion. Një kallëzues politikan nuk mund të bëjë një hetim parlamentar”,-thotë Ndreca. Edhe pse ka qenë avokat i njërit prej personave të përfshirë në dosjen e sterlizimit, Plarent Ndreca sot ende nuk e ka një përgjigje nëse ka patur shkelje apo jo në këtë koncension nga ana e zyrtarëve qeveritarë.

Nënkryetari socialist shkon më tej kur paralajmëron hetim të qeverisë nga vetë socialistët, nëse Vokshi nuk ndryshon qasje. “Nuk parashikohen që të bëhen bashkë, parashikohen që të miratohen me shumicë”. Parlamenti ka dhënë afat këtij komisioni që të hetojë deri në fund të korrikut për këto dy kontrata koncesionare në shëndetësi, ndërsa në SPAK, hetimet kanë avancuar me atë të sterilizimit, ku ish-ministri Beqaj është nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit