Home POLITIKE Rriten pagat ...

Rriten pagat e gjykatës kushtetuese, rroga mujore e kryetarit arrin në 7.6 milionë lekë

60
0

Qeveria ka dërguar në Parlament një draft për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke ua çuar aty deri në 6.4 milionë lekë në muaj.

Në draftin e dërguar tashmë në Kuvend është miratuar një ndryshim në ligjin e funksionimit të Gjykatës, sipas të cilit, rroga e një anëtari të Kushtetueses është sa 0.96%  e rrogës së Presidentit (408 000 lekë) plus 236 640 lekë shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”.

Ndërkohë që kryetari i Gjykatës Kushtetuese “për pozicionin drejtues përfiton edhe 20% shtesë page mbi pagën mujore të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe shtesës për shkak të natyrës së veçantë të punës”. Pra paga e kryetarit të Kushtetueses arrin në shifrën 7.6 milionë lekë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit