Home Ekonomi Rritja e çmim...

Rritja e çmimeve ka shkaktuar rënien e besimit në ekonomi, ekspertët: Më pak para në qarkullim dhe më pak vende pune

99
0

Rritja e çmimeve në vend ka shkaktuar një rënie të besimit në ekonomi, dhe kjo shihet me shqetësim nga ekspertët. Ata rekomandojnë një rol më aktiv të qeverisë në drejtim të shpenzimeve publike, me qëllim rritjen e investimeve dhe parasë në qarkullim.

Në rënien e besimit në ekonomi duket se po ndikojnë në një reaksion zinxhir edhe shtrenjtimi i lëndëve të para, që rrit kostot për biznesin dhe rrjedhimisht shkakton një valë të re të rritjes së çmimeve për konsumatorët.

Qytetarët dhe bizneset që janë agjentët kryesorë të ekonomisë e shohim me pesimizëm situatën ekonomike dhe janë të stepur në drejtim të investimeve. Për ekonominë kjo do të thotë më pak para në qarkullim e rrjedhimisht, më pak konsum e vende pune.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit