Home Aktualitet Rruga e Arbri...

Rruga e Arbrit mbulohet nga dëbora, policia apel shoferëve të bëjnë kujdes

97
0

Si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë përfshirë vendin, drejtuesit e automjeteve në rrugën e Arbrit kanë hasur vështirësi në qarkullim. Policia e Dibrës bën me dije se shërbimet e saj ndodhen në të gjithë aksin e kësaj rruge.

Ajo u bën apel drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin pajisjet dimërore për automjetet.

“Byppas-i, i rrugës së Arbërit, është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në qarkullim për drejtuesit e automjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, ndodhen në shërbim në të gjithë aksin e këtij byppas-i, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Dibrës, u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit