Home Aktualitet Rrugëtimi pol...

Rrugëtimi politik i Fatos Tushes, 14 vite kryetar dhe tani drejtohet nga burgu

49
0

SPAK ka nisur valën e arrestime vip. Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, është vënë në pranga, pasi ka dyshime se është përfshirë në korrupsion. Prej 14 vitesh ai është një ndër elementët më të rëndësishëm politik në qytetin e Lushnjës. Nën siglën e PS-së, Tushe në vitin 2007 mori për herë të parë drejtimin e Bashkisë së Lushnjës, pozicion të cilin e braktisi 2 vite më pas, për të përfaqësuar zonën e tij elektorale si deputet në Parlament.

Pasi ushtroi për dy vite funksionin e deputetit, Tushe iu rikthye sërish bashkisë, ku u rizgjodh kryetar në zgjedhjet e vitit 2011. Besimin e socialistëve dhe të lushnjarëve, Tushe e pati dhe në zgjedhjet e vitit 2015, si dhe ato të vitit 2019, ku u kandidua dhe rizgjodh si kryetar për një mandat të tretë e më pas të katërt.

Pavarësisht se ra në rrjetën e SPAK, Tushe do të vijojë të gëzojë mandatin e të zgjedhurit vendor. Nëse nuk zgjedh të largohet me vullnetin e tij, duke dhënë dorëheqjen, për të ndërprerë mandatin e Tushes nevojitet një vendim i formës së prerë nga Gjykata ose shkarkimi i tij nga Këshilli i Ministrave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit